Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia në kërkim të hajnave

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia në kërkim të hajnave

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 07:59
Fushë Kosovë

Mbrëmë në Fushë Kosovë ka ndodhur një grabitje e armatosur në marketin e një pompe të derivateve

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:50 në pompën e derivateve IP Petrol në Fushë Kosovë, ndërkaq policia ka bërë të ditur se persona të armatosur kanë hyrë brenda marketit që është pjesë e kësaj pike duke grabitur një shumë prej 1 mijë eurove.

Sipas punonjësve kujdestarë që gjendeshin në vendin e ngjarjes, grabitësit me të marrë paratë, janë larguar në shpejtësi në drejtim të panjohur.

Policia është vënë në ndjekje të të dyshuarve duke bllokuar shumicën e rrugëve përreth, por ende nuk është raportuar për të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat