Mbi 70 aksidente për 24 orë, lëndohen 28 persona

Kronikë e zezë

Mbi 70 aksidente për 24 orë, lëndohen 28 persona

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Policia  e Kosovës ka njoftuar për aksidentet, arrestimet e tiketat që i kanë shqiptuar gjatë 24 orëve.

Sipas policisë, për një ditë kanë ndodhur gjithsej 74 aksidente trafiku.

Prej këtyre aksidenteve, 28 janë me të lënduar, ndërsa 46 pa të lënduar.

Sa i përket arrestimeve, Policia iu ka vënë pranga gjithsej 18 personave, prej tyre 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit.

Ndërsa, janë shqiptuar gjithsej 1489 tiketa për shkelje të rregullave në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat