Kanosje me armë në Suharekë, ndalohet një person

Kronikë e zezë

Kanosje me armë në Suharekë, ndalohet një person

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacion policor në Suharekë një person, pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur me armë një person tjetër.

Përmes raportit 24-orësh u bë e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, derisa nga i dyshuari janë konfiskuar një armë e fishek të cilat ishin me leje.

Me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, e kishte kanosur me armë viktimën mashkull K-Shqiptar. Nga i dyshuari është konfiskuar  një armë me shtatë fishek e cila ishte me leje. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat