Një muaj paraburgim për mashtrim me dokumente

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për mashtrim me dokumente

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.L. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale në bashkëkryerje mashtrim dhe falsifikim i dokumenteve sipas Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit N.L. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.  

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.L. nga viti 2018 e deri më datën e arrestimit në muajin korrik të këtij viti, në vazhdimësi ka kryer veprat penale që i vihen në barrë duke përpiluar dokumente të falsifikuara në mënyrë që të përfitojë materialisht dhe duke ua siguruar këto  dokumente klientëve të ndryshëm, të cilët për këto shërbime kanë  paguar shuma në vlera të ndryshme duke filluar nga 500 deri në 2000 euro.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat