Nga një muaj paraburgim për 6 të dyshuar për shitje të drogës

Kronikë e zezë

Nga një muaj paraburgim për 6 të dyshuar për shitje të drogës

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit me nga një muaj ndaj të pandehurve I.P, B.P, I.H, XH.H, L.M, dhe A.R. nën dyshimin për vepër penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Në periudhën kohore nga 08.05.2019 – 22.07.2019, në qytetet e ndryshme të Kosovës, Pejë, Prizren, Prishtinë, Klinë, Ferizaj etj. duke bashkëvepruar me njëri- tjetrin, kanë shpërndarë dhe shitur substanca narkotike që dyshohen të jenë të llojit kokainë dhe marihuanë në sasi të ndryshme, në atë mënyrë që të njëjtit paraprakisht janë marrë vesh mes vete, ku i pandehuri I.P ka siguruar përmes kanaleve të ndryshme substancën narkotike, e pastaj të njëjtën ua ka shpërndarë të pandehurve të tjerë, e këta të fundit e kanë shitur në sasi të vogla në tërë territorin e Kosovës.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat