Mosmarrëveshje rreth një prone në Viti

Kronikë e zezë

Mosmarrëveshje rreth një prone në Viti

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Skifteraj të Vitisë, i cili për shkak të një mosmarrëveshje rreth një prone kishte shkuar tek shtëpia e viktimës mashkull dhe kishte gjuajtur me armë.

Në vendin e ngjarjes nuk është gjetë ndonjë dëshmi, kurse nga i dyshuari është konfiskuar një armë automatike AK-47 me gjashtë copë fishekë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat