Gjuajti me armë në dasmë, mbetën të lënduara dy gra

Kronikë e zezë

Gjuajti me armë në dasmë, mbetën të lënduara dy gra

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 18:13
Ilustrim

Një 53 vjeçar është arrestuar mbrëmë pas mesnate pasi sipas policisë, kishte shkrepur me armë në një dasmë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Çajle të Gostivarit ku i dyshuari i ka lënë të lënduar dy gra, H.I. 44 dhe M.M. 35 vjeçe.

Viktimat e lënduara janë dërguar në spitalin e përgjithshëm ndërsa i dyshuari 53 vjeçar është dërguar në mbajtje.

Të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, e cila po ashtu është dërguar për ekspertizë të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat