U vra në derën e shtëpisë, ja e shkuara kriminale e viktimës që lëvizte me makinë të blinduar

Kronikë e zezë

U vra në derën e shtëpisë, ja e shkuara kriminale e viktimës që lëvizte me makinë të blinduar

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 23:24
Feriz Bardhi

Feriz Bardhi, 40 vjeç, u ekzekutua tri ditë më parë në hyrje të banesës së tij në Durrës, nga persona ende të panjohur.

Edhe pse Policia nuk ka ende të dyshuar për ngjarjen, dyshohet se Bardhi me origjinë nga Tropoja u ekzekutua nga vrasës të porositur jashtë Shqipërisë.

Kjo pistë përforcohet edhe më shumë pasi mësohet se viktima kishte konflikte të hapura në Itali, ku thuhet se ishte i përfshirë në grupe kriminale që ushtrojnë aktivitetin e trafikimit të drogës.

Kjo pistë përforcohet edhe më shumë pasi viktima lëvizte me masa të shtuara në frikën e e ndonjë atentati të mundshëm.

Baba i dy fëmijëve, ai lëvizte kohët e fundit me makinë të blinduar.

Gjë me sa duket ishte pikasur edhe nga autorët, të cilët vendosën ta godisnin në mes të ditës, në derën e vilës së tij që kishte blerë së fundmi në lagjen nr.18 në Durrës.  

Sipas burimeve hetimore, Bardhi ishte i përfshirë në trafikimin e kokainës në Itali dhe kishte krijuar përplasje dhe konflikte me trafikantët atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat