Natën e kaluar, Policia në Podujevë ka arrestuar një person që dyshohet se kishte organizuar në mënyrë ilegale lojëra të fatit.
Njësitë policore në lokalin e të dyshuarit, si prova materiale kanë konfiskuar dy shtëpiza kompjuteri, dyqind e tetëdhjetë e nëntë (289)€ para të gatshme dhe (njëmbëdhjetë) 11 tiketa të lojërave të fatit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.