Sjellja prej kapadaiu në zonën kufitare bën që të arrestohet

Kronikë e zezë

Sjellja prej kapadaiu në zonën kufitare bën që të arrestohet

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Policia kufitare arrestoi një të dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore, pasi që i njëjti nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarit policor në zonën kufitare të Hanit të Elezit.

Ai me veturën e tij ka kaluar në kahje të kundërt duke shkaktuar tollovi në komunikacion dhe ka refuzuar që ta largojë veturën si dhe ka refuzuar që të prezantoj dokumentet kur i janë kërkuar.

Me vendim të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat