48 aksidente brenda ditës, një me fatalitet

Kronikë e zezë

48 aksidente brenda ditës, një me fatalitet

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në tërë vendin tonë kanë ndodhur 48 aksidente, ku një ka qenë me fatalitet.

Gjatë së dielës, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, ku për pasojë edhe një person ka humbur jetën.

Sipas njoftimit të Policisë nga 48 aksidente, një ka qenë me fatalitet, 14 me lëndime trupore ndërkaq, 33 kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i trafikut rrugor ka shqiptuar 1 mijë e 55 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat