Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Nga ky aksident ka mbetur i lënduar drejtuesi i motoçikletës.
“Rreth orës 21:00 ka ndodhur një aksident në mes të një motoçiklete dhe një automjeti. Lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Me këtë rast po merret njësiti i komunikacionit rrugor.