Vlorë, makina me shpejtësi të lartë merr para nënën dhe vajzën e saj

Kronikë e zezë

Vlorë, makina me shpejtësi të lartë merr para nënën dhe vajzën e saj

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 23:34
Pamje nga aksidenti

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e Unazës, në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se rreth orës 21:50 një makinë ka përplasur nënën dhe vajzën e saj.

Makina ka qenë duke kaluar me shpejtësi të lartë, pa mundur të frenojnë në kohë.

Të plagosurat janë dërguar në spitalin e Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por nëna gjendet në gjendje pak më të rënduar se e bija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat