Brenda ditës, tre raste të dhunës familjare në Prishtinë - Bota Sot
Brenda ditës, tre raste të dhunës familjare në Prishtinë

Kronikë e zezë

Brenda ditës, tre raste të dhunës familjare në Prishtinë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Prishtinë janë regjistruar tre raste të dhunës në familje.

   

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë kanë ndodhur tre raste të dhunës së familje.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti i parë është regjistruar në ora 13:00, ku një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një mashkull, shkruan lajmi.net.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante.

Ndërkaq në ora 20:00, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj viktimës femër.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme në ora 23:40 Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull pasi që i njëjti, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër.

Në anën tjetër pavarësisht dhunës fizike, viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa është informuar mbrojtësi i viktimave dhe QPS-ja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...