Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, njofton PK.
Rastet kanë ndodhur në qytetin e Prishtinës, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, kryesisht nëpër lokale (kafene), ku janë vjedhur çanta, portofola etj.
Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar dje, dhe ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar:
G. B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për njëmbëdhjetë vjedhje të raportuara deri tash ne stacionin Qendra në Prishtinë).
Në koordinim më prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personit të dyshuar i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.