Dy ditë të kobshme, incidentet që ua morën jetën gjashtë shtetasve të Kosovës

Kronikë e zezë

Dy ditë të kobshme, incidentet që ua morën jetën gjashtë shtetasve të Kosovës

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Vdekjet në komunikacion janë shtuar gjatë sezonit të verës në Kosovë kur rrugët janë më të ngarkuara se pjesën tjetër të vitit.

 Por, përveç vdekjeve në komunikacion, dy ditët e fundit në Kosovë, kanë qenë të kobshme ku gjashtë persona kanë gjetur vdekjen.

Në orët e para të ditës së djeshme ka ndërruar jetë edhe personi i katërt i aksidentuar në Rahovec para një jave ku mbeten të vdekur 3 persona.

I lënduari rënd ka ndërruar jetë pasi nuk u mbijetoi plagëve që morri nga aksidenti, ndërsa trupi i pajetë i tij iu dërgua IML-së për autopsi.

Dje në Kosovë, ndodhen edhe dy raste të rënda.

Fillimisht, në Shtime ndodhi një vrasje, e kjo pasi disa persona në orët e para të mëngjesit ia kishin mësyrë një grabitje në një shtëpi.

Në këtë rast, i vdekur mbeti njëri nga grabitësit dhe i plagosur mbeti pronari i shtëpisë pasi kishte shkëmbyer zjarr me ta.

Po ashtu dje, në Prizren ka ndodhur një vrasje e rëndë, ku një 61 vjeçar me 15 plumba ka vrarë gruan e tij.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur të martën në rrugën Hysni Morina në Prizren, ku fillimisht është raportuar për plagosje por pastaj mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërsa sot, kanë ndodhur dy vdekje në vendin e punës – të dyja të shkaktuara nga goditja e rrymës.

Në Suharekë sot rreth orës 15:45 në Suharekë ka ndërruar jetë një person si pasojë e goditjes nga rryma.

Sipas njoftimit të policisë, i njëjti është dërguar pa shenja jete në spital dhe sipas dëshmitarëve, ai është goditur nga rryma. Megjithatë, trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion me vendim të prokurorit dhe rasti mbetet nën hetime.

Rryma shkaktoi edhe një vdekje në fshatin Raushiq të Pejës.

Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarr masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe në spital dhe nga ekipi mjekësor rreth ores 13:00, është konstatuar vdekja e viktimës.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Përveç këtyre vdekjeve, në Kosovë për 24 orët e fundit kanë ndodhur 115 aksidente, 40 prej të cilave ka pasur edhe persona të lënduar.

Numri i vdekjeve jo-natyrore në Kosovë është rritur shumë vitet e fundit – ndërsa sociologët po e cilësojnë këtë si shkak i tranzicionit që ka pësuar shoqëria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat