Aksident në Fier, "BMW" me shpejtësi përplas makinën e parkuar

Kronikë e zezë

Aksident në Fier, "BMW" me shpejtësi përplas makinën e parkuar

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 08:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy automjete janë aksidentuar mbrëmjen e së enjtes (8 gusht) në lagjen "8 Shkurti" të Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30.

Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i automjtetit që tip "BMW" që shikoni në video ka goditur mjetin tjetër tip "Golf",   i cili ka qenë i parkuar.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia  e lartë me të cilën udhëtonte drejtuesi i automjetit tip "BMW".

Nga përplasja fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat