Garazhi përfshihet nga flakët, digjet automjeti në pronësi të 53-vjeçarit

Kronikë e zezë

Garazhi përfshihet nga flakët, digjet automjeti në pronësi të 53-vjeçarit

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 12:17
Ilustrim

Një  garazh është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lozhan të Korçës.

Sipas policisë ka rënë zjarr në garazhin në pronësi të shtetasit S.B, 53 vjeç, ku për pasojë është djegur automjeti i tij tip “Land Rover”.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si edhe për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat