Gjendet një viktimë në kanal, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Gjendet një viktimë në kanal, policia jep detaje

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 12:19
Ilustrim

Rreth orës 09:38, në vendin e quajtur “Kthesa e Valohovës” Bistricë, është gjetur një shtetas i pajetë në një kanal me ujë.

Viktima është rreth moshës  45 vjeç, banues në Berat, i cili nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera në trup.

Dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanalin me ujë si pasojë e arrestit kardiak.

Po punohet për identifikimin e plotë të tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat