Gjendet i pajetë pranë një lumi në Kurbin, viktima dyshohet të jetë mbytur

Kronikë e zezë

Gjendet i pajetë pranë një lumi në Kurbin, viktima dyshohet të jetë mbytur

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 07:49
Ilustrim

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë një lumi në fshatin Skuraj të Kurbinit.

Viktima është identifikuar si shtetasi, Luigj Gjeloshi, banues në Shënkoll të Lezhës.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se viktima mund të jetë mbytur. Siç bëhet me dije, ai ka rënë aksidentalisht gjatë natës nga ura.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Kurbin, burri gjendet i pajetë pranë një lumi

Gjendet i pajetë pranë një lumin në fshatin Skuraj të Kurbinit.  

Viktima dyshohet të jetë Luigj Gjeloshi dhe banonte në Shënkoll të Lezhës, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Ka dyshime se viktima mund të jetë mbytur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat