Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në Shtime

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në Shtime

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 14:05
Ilustrim

Burime bëjnë të ditur se, para pak çastesh, është arrestuar edhe personi i tretë i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në grabitjen e një shtëpie në Shtime, ku gjeti vdekjen Fehmi Gashi.

Kujtojmë se policia dje ka arrestuar në Prishtinë edhe një të dyshuar pjesë e këtij grupi.

I arrestuari i sotëm, sipas Sinjalit është A. T, (emër i njohur për redaksinë) vëllai i personit që u kap dje nga policia në lagjen “Dardania” në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat