Kapet me 68 kg “Lincura”, dëbohet shtetasi shqiptar

Kronikë e zezë

Kapet me 68 kg “Lincura”, dëbohet shtetasi shqiptar

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Policia Kufitare raportoi se është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë i cili kishte kaluar përmes rrugëve ilegale në Kosovë.

I njëjti kishte mbledhur bime te ashtuquajtura “Lincura” rreth 68 kilogramë të njoma, të cilat është i ndaluar mbledhja dhe transportimi i tyre jashtë Republikës se Kosovës.

Ne konsultim me prokurorin, pas inicimit te rastit, i njëjti është depërtuar për në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar në Vërmicë.

Të njëjtit i është konfiskuar letërnjoftimi, ndërsa bimët e lartcekura janë konfiskuar nga inspektori i tregut ne Dragash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat