Kërkohet që më shumë të dënuar të lirohen me kusht, thuhet se po diskriminohen gratë

Kronikë e zezë

Kërkohet që më shumë të dënuar të lirohen me kusht, thuhet se po diskriminohen gratë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Për disa vite, Paneli për Lirim me Kusht që funksionon në Kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, shqyrton kërkesat e të dënuarve për lirim me kusht.

Mirëpo këtu, zakonisht po diskriminohet gratë. Sipas KMDLNJ-së, nga 20 kërkesa për lirim me kusht vetëm 6 prej tyre e kanë fituar këtë të drejtë.

Dikush mund të dalë nga qelitë e burgut nga vendimet që merren brenda këtij objekti.

Këtu, Paneli për Lirim me Kusht që funksionon në Kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për vite me radhë shqyrton kërkesat e të dënuarve për lirim me kusht.

Madje pas vendimeve të këtij mekanizimi, që nga janari i këtij viti kanë fituar të drejtën e lirisë 101 të burgosur. Por, edhe u refuzuan plot 213 kërkesa pasi që sipas Panelit, nuk i kanë plotësuar kushte për lirim me kusht.

E nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, po konsiderojnë se ky panel do të duhej të ishte më dorëlirë.

Madje Valentina Demolli thotë se zakonisht diskriminohen femrat e dënuara në këtë përzgjedhje.

Sipas kësaj organizate, do të duhej të kishte më shumë femra që meritojnë të lirohen me kusht. Gjatë viti 2018, 20 ferma kanë parashtruar kërkesë që të përfitojnë lirimin me kusht.

Por, sipas Panelit për Lirim me Kusht, vetëm 6 prej tyre kanë përfituar këtë të drejtë.

Nga ky organ thonë se nuk mund të bëhen krahasime gjinore.

Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thonë se të burgosurve nuk iu kthehen as përgjigjet për këto vendime, e që janë të obliguar ligjërisht.

Por, një gjë të tillë e mohojnë në Panelin për Lirim me Kusht.

Në një përgjigje për T7 nga ky organ kanë thënë se të gjithë të burgosurit njoftohen për këto aktvendime.

Por se ka probleme me transparencën në këtë organ e thonë edhe në Instituti Kosovar i Drejtësisë.

Gëzim Shala thotë se Paneli për Lirim me Kusht, duhet të ketë transparencë ditore në mënyrë që i gjithë publiku të njoftohet për punën që bënë ky organ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat