Makina futet mes përmes lulishtes me njerëz, plagosen disa persona

Kronikë e zezë

Makina futet mes përmes lulishtes me njerëz, plagosen disa persona

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 06:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është regjistruar në qytetin e Lushnjes. 

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga duke u futur në lulishten më të populluar të qytetit. 

Si pasojë makina ka rrëzuar një pemë. 

Mësohet se kanë mbetur të plagosur disa persona, mes tyre një grua, e cila është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Në vendngjarje kanë shkuar grupet e hetimit që janë duke punuar pë zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat