Rrahje në një restorant në Gjakovë, dy të arrestuar dhe një në QKUK

Kronikë e zezë

Rrahje në një restorant në Gjakovë, dy të arrestuar dhe një në QKUK

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Policia në Gjakovë arrestoi dy të dyshuar meshkuj të cilët në një restorant në rrugën “Uashingtoni” në këtë qytet sulmuan një tjetër mashkull.

Sulmuesit kishin përdorur mjete të forta duke bërë që viktima të marrë lëndime trupore dhe gjendet në tretman mjekësor në QKUK.

Ende nuk bëhet e ditur se pse ka ndodhur ky sulm. 

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat