Makina përplas rëndë këmbësorin në Milot

Kronikë e zezë

Makina përplas rëndë këmbësorin në Milot

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 10:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një këmbësor është plagosur rëndë pranë kryqëzimit të Milotit, pas përplasjes nga një makinë. 

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ishte një shtetas kosovar, i cili është ndaluar nga policia.  

I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt Tiranës dhe raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbëritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat