Korçë, arrestohet pronari i një lokali

Kronikë e zezë

Korçë, arrestohet pronari i një lokali

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 13:26
Arrestimi

Tregëtonte mallra të dyshuara kontrabandë, si edhe organizonte lotari të palejuara në aktivitetin e tij privat të paregjistruar në organet tatimore, arrestohet në flagrancë pronari i një lokali.

Në kuadër e zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• B.M, 64 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në ambjentet e lokalit në pronësi të tij në lagjen nr.8 në Korçë, për të cilin ky shtetas nuk posedonte dokument tatimor, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-Një sasi pijesh (alkoolike dhe joalkoolike) pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara si kontrabandë.

- Një kompjuter lap top, i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi B.M, për organizimin e lotarive të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave", ''Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale'' , ''Organizimi i lotarive të pa lejuara'' dhe ''Ushtrimi i aktivitetit tregëtar të pa regjistruar në organet tatimore''.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat