Rryma mbyt një 15-vjeçar në Gjilan

Kronikë e zezë

Rryma mbyt një 15-vjeçar në Gjilan

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 15:51
Ilustrim

Pasditen e së shtunës në fshatin Pidiç të Gjilanit një i mitur ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma elektrike

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Gjilanit.

“Mund ta konfirmoj se rasti ka ndodhur dje, përmes Emergjencës në Gjilan jemi informuar për një rast, një person i moshës së mitur është sjellë pa shenja jete, dyshohet se ka vdekur nga goditja e korrentit elektrik”, kanë thënë nga policia.

Ndërkaq me vdekjen e të miturit nga Gjilani, shkon në 3 numri i viktimave nga goditja e rrymës këtë javë në Kosovë.

Goditja nga rryma ua mori jetën dy personave brenda dy ditësh në Kosovë. Një person nga Suhareka vdiq të mërkurën në vendin ku u godit nga rryma, ndërkaq tjetri nga Peja të enjten u dërgua në spital, por as ai nuk mundi t’u bënte ballë plagëve të marra nga goditja e rrymës.

Pasditen e së mërkurës, policia në Suharekë është njoftuar se një person është goditur nga rryma. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes i kishin thënë policisë se viktima kishte mbetur i vdekur në vend nga goditja e rrymës.

“Raportohet se është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Sipas dëshmitarëve viktima ishte goditur nga rryma. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, njësiti i KEDS dhe inspektori i punës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërkaq goditja e rrymës doli të jetë fatale edhe për një 32-vjeçar nga fshati Raushiq i Pejës. Sh.Sh. ka pësuar lëndime trupore nga goditja e rrymës, e në ndihmë u munduan t’i dalin qytetarët të cilët e dërguan në Spitalin Rajonal të Pejës.

Pak pasi kishte mbërritur në spital, 32-vjeçari nuk mundi t’u bënte ballë plagëve të marra nga goditja e rrymës. Ai ndërroi jetë gjysmë ore pasi u dërgua në spital.

Policia ka bërë të ditur në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat