Arrestohen 4 persona për plagosjen e nipit nga xhaxhai në Komoran

Kronikë e zezë

Arrestohen 4 persona për plagosjen e nipit nga xhaxhai në Komoran

Nga: Bota sot Më: 13 gusht 2019 Në ora: 06:50
I plagosuri Shkëlqim Hajdini

(E plotësuar) - Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar në Komoran, njofton Policia.

Viktima është ndalur në QKUK për tretman mjekësor.

 Njësia policore ka arrestuar katër të dyshuar dhe ka konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

***

Burime të "Bota sot" bëjnë të ditur se në rastin e mbrëmshëm në Komoran është plagosur Shkëlqim Hajdini, vëllau i Shkëlzenit.

Shkëlqimi ka ardhur nga diaspora për pushime, ndërsa ka mbetur i plagosur pas një konflikti me xhaxhain e tij.

Bëhet e ditur se ai qëndron në QKUK, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka thënë se detajet për këtë rast, do të publikohen në raportin 24-orësh.

“Informacionet lidhur me këtë rast do të bëhen publike së shpejti përmes raportit 24 orësh’, ka thënë nga Policia për “Bota sot”.

***

Burime të “Bota sot” bëjne të ditur se në plagosjen e mbrëmshme në fshatin Komoran, xhaxhai, H.Hajdini ka plgosur nipin e tij,SH.Hajdini, jetim,për shkaqe pronësie.

Plagosje me armë zjarri në Komoran

Mbrëmë ka ndodhur një plagosje në fshatin Komoran të Drenasit.

Burime të mediave bëjnë të ditur se i plagosuri është Sh.Hajdini. Ndërsa sulmuesi me armë ka qenë H. Hajdini i cili së fundi e ka ndërruar mbiemrin dhe e ka bërë H. Avdullahu.

Personi i plagosur është në gjendje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat