Dy grupe të rinjsh rrihen me karrige e tavolina në Gjilan

Kronikë e zezë

Dy grupe të rinjsh rrihen me karrige e tavolina në Gjilan

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 23:43
Pamje nga videoja

Me grushte e shqelma janë përleshur fizikisht dy grupe të rinjsh në një lokal në Gjilan, që ka përfunduar në një shkatërrim të pjesës së brendshme të lokalit – me thyerje tavolinash.

Ngjarja, e cila dyshohet të ketë ndodhur gjatë kësaj jave, është incizuar në një video 30-sekondëshe, e cila shfaq dy grupet e të rinjve duke u përplasur fizikisht brenda lokalit ku ndodheshin dhjetëra qytetarë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kësaj jave në mesnatë, në restorantin e një pompe të derivateve në Gjilan.

Në raportet 24-orëshe të Policisë së Kosovës nuk është lajmëruar për rrahje masive gjatë ditëve të fundit në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat