Serbi mbjell kanabis në oborrin e tij, policia ia asgjëson

Kronikë e zezë

Serbi mbjell kanabis në oborrin e tij, policia ia asgjëson

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar se një mashkull i nacionalitetit serb, kishte mbjellë në oborrin e tij bimë të llojit kanabis.

Gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë të dyshuarit i janë gjetur shtatë bimë kanabisi të cilat janë shkatërruar në vendin e ngjarjes.

I dyshuari nuk është intervistuar ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat