Mbyllen pesë klube nate në Klinë - Bota Sot
Mbyllen pesë klube nate në Klinë

Kronikë e zezë

Mbyllen pesë klube nate në Klinë

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Stacioni policor në Klinë së bashku me inspektorët komunalë kanë verifikuar disa lokale në komunën e Klinës dhe gjatë inspektimit janë kontrolluar të gjitha klubet e natës, disko-baret dhe lokalet tjera në këtë qytet.

Aksioni është zhvilluar më datën 15 gusht, duke filluar nga ora 24:00, në kuadër të planit operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’.

Gjatë këtij plani janë identifikuar pesë lokale apo klube nate, të cilat ishin duke mos e respektuar orarin e punës dhe të njëjtat janë mbyllur nga inspektorët komunalë.

Në këto lokale janë legjitimuar 13 persona që dyshohet se kanë qenë punëtor/e në këto lokale dhe në koordinim me prokurorin e shtetit rasti procedohet nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Gjatë realizimit të këtij plani Njësia për Reagim të Shpejtë DRP në Pejë ka hasur në disa vetura të dyshimta, dhe gjatë kontrollit rutinor në njërën prej tyre, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e llojit ‘M 57’ kalibri 7.62x25mm dhe pesë copë fishekë të të njëjtit kalibër.

E dyshuara V.K., (1993), pas intervistimit, në konsultim të plotë me prokurorin e shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...