Pi fostoksinë, në gjendje të rëndë një person në Sarandë

Kronikë e zezë

Pi fostoksinë, në gjendje të rëndë një person në Sarandë

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Një person ndodhet në gjendje të rëndë në spital, si pasojë e konsumit të fostoksinës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çukë të Sarandës, pasditen e sotme.

67-vjeçari Jorgo Beqo, ka konsumuar fostoksinë në banesën e tij.

I moshuari u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë, duke u dërguar në spital.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim, pasi familjarët pretendojnë se Beqo mund ta ketë pirë fostoksinën aksidentalisht, teksa ka qenë duke kërkuar ilaçet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat