Dy të rinjtë në Prishtinë u sulmuan nga 8 persona, pati edhe të shtëna armësh

Kronikë e zezë

Dy të rinjtë në Prishtinë u sulmuan nga 8 persona, pati edhe të shtëna armësh

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 23:14
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Ahmet Dërguti”.

Persona të panjohur kanë dalë nga vetura derisa kanë therur dy të rinj të tjerë të cilët ishin duke ecur, një vajzë dhe një djalë, derisa gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

Burime të mediave thonë se dyshohet e sulmit u bë për hakmarrje, që ka të bëj me therjen e dy muajve të parë që ndodhi në rrugën “Rexhep Luci”. Derisa mediumi mëson se dy të rinjtë janë sulmuar nga tetë persona që kanë ardhë nga një lagje tjetër e kryeqytetit, ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës:

Me 15.08.19 rreth ores 22:00, ne rrugen Ahmet Derguti te lagjjes Arberia ka ndodhur nje rrahje ne mes te disa personave. Si pasoj e rrahjes dy persona kane pesuar lendime, dyshohet se personat kane pesuar lendime te renda nga mjeti i ftoht thike. Njesitet policore kane dalur menjehere ne vendin e ngjarjes dhe jane duke kryer hetime intensive lidhur me rastin, perderisa dy personat e lenduar jane duke u trajtuar ne QKUK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat