Disa persona, krushq me njëri tjetrin kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri në qytetin e Peshkopisë.
Policia thotë se "ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, ku për motive të dobëta janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, (krushqi me njëri tjetrin), ku për pasojë janë dëmtuar lehtë."
Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, si dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.