Po kalonte superstradën Lezhë-Tiranë, gruan e përplas për vdekje makina

Kronikë e zezë

Po kalonte superstradën Lezhë-Tiranë, gruan e përplas për vdekje makina

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 09:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 54 vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një makinë, teksa po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Aksidenti i rëndë që i mori jetën gruas ndodhi rreth orës 07:15, në superstraden Lezhë - Tiranë, në afërsi të  vendit të quajtur " Mbikalimi i Patokut".

"Mjeti tip Volksëagen me drejtues shtetasin H.A. banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M. vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital" informon policia e Lezhës. 

Shtetasja A.M., në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstrades.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat