Inicialet e personave që dyshohet se sulmuan dy të rinjt mbrëmë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Inicialet e personave që dyshohet se sulmuan dy të rinjt mbrëmë në Prishtinë

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 11:11
Ilustrim

Mbrëmë rreth orës 22:00 një incident ka ndodhur në kryeqytet, ku dy persona pas therjes me thikë kanë mbetur rëndë të lënduar.

Mediat kanë raportuar ekskluzivisht nga vendi i ngjarjes për këtë rast. Gjendja shëndetësore e njërit nga të lënduarit ishte e rëndë, por që është përmirësuar pas ndërhyrje kirurgjike në QKUK.

B.A ka patur ndërhyrje në stomak dhe i njëjti është dërguar për shërim të mëtutjeshëm në kirurgjinë abdominale, ndërsa gjendja e tij është e përmirësuar.

Burime të mediave mësojnë edhe emrat e të dyshuarve që qëndrojnë prapa këtij sulmi. I.D, D.G, R.H, J.K dhe E.G janë disa nga personat që dyshohet se kanë sulmuar dy të rinjtë mbrëmë në rrugën “Ahmet Dërguti”.

Baki Kelani nga Policia e Kosovës ka thënë se Policia ka ndërmarrë masa dhe ka patur arrestime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat