E përplasi makina, ndërron jetë në spital 67-vjeçari

Kronikë e zezë

E përplasi makina, ndërron jetë në spital 67-vjeçari

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 11:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka ndërruar jetë në spital 67-vjeçari, Myfit Dingo i cili dje u përplas nga një makinë në hyrje të qytetit të Lushnjës, ndërsa po udhëtonte me një biçikletë.

Sipas policisë, 67-vjeçari i ka prerë rrugën mjetit në fjalë.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat