Durrës, bie nga lartësia në Veliera një 23-vjeçare polake - Bota Sot
Durrës, bie nga lartësia në Veliera një 23-vjeçare polake

Kronikë e zezë

Durrës, bie nga lartësia në Veliera një 23-vjeçare polake

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 22:34
Veliera

Një shtetase polake është plagosur pasi ka rënë aksidentalisht nga 10 metra lartësi. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek Veliera në Durrës. 

23-vjeçarja me iniciale S.M., është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa raportohet se është dëmtuar në këmbë.

"Më datë 21.08.2019, në mbrëmje aksidentalisht është rrëzuar në afërsi të Velierës, shtetësia polake S.M., 23 vjeçe.

Ajo është dëmtuar në këmbë dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën,"-njofton polcia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...