Therrje me thikë pas një mosmarrëveshje për pjesëmarrje në lojëra

Kronikë e zezë

Therrje me thikë pas një mosmarrëveshje për pjesëmarrje në lojëra

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 10:07
Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore në Prizren, pasi që është therrur më thikë nga një i dyshuar.

Dyshohet se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje për pjesëmarrje në lojëra argëtuese.

“Një mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga një i dyshuar i panjohur. Incidenti ka ndodhur derisa i dyshuari dhe viktima kishin mosmarrëveshje rreth pjesëmarrjes në disa lojëra zbavitëse. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile. I dyshuari gjendet në arrati”, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat