Aksident në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit, shtetasi Q.M, 27 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ai dhe 34-vjeçari A.V, banues në Krujë, pasagjer në këtë mjet, janë plagosur dhe më pas transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat