Tre muaj burg për tri shishe mjaltë

Kronikë e zezë

Tre muaj burg për tri shishe mjaltë

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 08:29
Ilustrim

Një person është mbajtur 3 muaj në burg në SHBA, pasi u kap me tri shishe mjaltë artificiale, të cilën e kishte sjellë nga Xhamajka.

Mjaltë “artificial” apo siç quhet ndryshe mjaltë i papastër, ka në përbërje të tij aditivë, shurup sheqeri, shurup misri, dekstrozë etj.

Burri u kap në Aeroportin e Baltimore, kur një qen i trajnuar posaçërisht filloi të nuhaste çantën e tij,

Brenda kishte tre shishe të mëdha, të etiketuara qartë, me mjaltë artificialë që 45 vjeçari pëlqente të aromatizonte çajin.

Pas gati 3 muaj burg, larg partneres dhe fëmijëve, ai humbi edhe dy punët e tij si pastruese dhe ndërtuese.

"Ata shkatërruan jetën time," i tha 45-vjeçari Washington Post.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat