Ariu sulmon policin në Rugovë të Pejës - Policia jep detajet

Kronikë e zezë

Ariu sulmon policin në Rugovë të Pejës - Policia jep detajet

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 15:40
Foto

Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 13:40 në malet e Rugovës, gjegjësisht në fshatin Pecaj të komunës së Pejës, një zyrtar policor është sulmuar nga një ari.

Sipas raportit policor, zyrtari ka arritur të shmang rrezikun duke ndërmarrë veprimet e duhura.

Zëdhënësi i policisë nga rajoni i Pejës, Xhevat Ibraj, i ka thënë Gazetës Insajderi se polici është trajtuar nga ekipi mjekësor dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Ibraj përmes Insajderit u bënë apel të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vizitave turistike në vendet malore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat