Një grua në Pejë e hodhën nga vetura, vdiq në rrugë,policia arreston një person

Kronikë e zezë

Një grua në Pejë e hodhën nga vetura, vdiq në rrugë,policia arreston një person

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se nuk i dha ndihmë 43-vjeçares që u gjet e vdekur në një rrugë të Pejës.

Sot me date 24.08.2019 rreth orës 12:50  Policia është informuar, se në rrugën “Remzi  Hasani” në Pejë,  një femër, e identifikuar si Sh. S. 1975 nga Gjakova), është gjetur e shtrirë në rrugë.

Njësitet policore së bashku  me autoambulancë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërgua në spital. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas mjekëve viktima nuk kishte shenja dhunë dhe shkaku  i vdekjes sajë mund të jetë vdekje natyrale, të cilën përfundimisht do ta përcaktojë autopsia.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Pejë dhe lidhur më ketë rast është konsultuar Prokurori i shtetit – (Departamenti i Krimeve të rënda), i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për autopsi.

Rasti i vdekjes është duke u trajtuar  në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit si ‘Hetim i vdekjes’, po ashtu është arrestuar dhe ndaluar i dyshuari R.H. (1974), i cili është i dyshuar për veprën penale ‘ Mosdhënia e ndihmës’.

***

SH.R e lindur në vitin 1975, dyshohet se është rrahur për vdekje nga një person deri më tani i panjohur për Policinë e Kosovës. Gruaja 44 vjeçare që është me prejardhje nga Gjakova, dyshohet se është rrahur e më pas e kanë hedhur nga vetura në rrugë. Rastin në polici e kanë lajmëruar banorët e rrugës “Remzi Hasani”. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Kjo ngjarje ka ndoodhur sot rreth orës 12:50, ndërsa për vdekjen e gruas deri në këtë moment nuk është arrestuar askush.

Versioni i policisë:

“Në 12:50 një qytetar ka informuar policinë se në rrugën “Remzi Hasani” në Pejë, një person i gjinisë femërore ka qenë e shtrirë në rrugë, njësitë policore së bashku me automabulancën kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga vendi i ngjarjes është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, atje mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj”, tha për Sinjalin zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë relavante policore, është bërë sigurimi vendit të ngjarjes bashkë me hetuesit. “Po shikojnë hetuesit të gjitha rrethanat rreth rastit se si ka ardhur deri të vdekja e saj”, tha Ibraj.

Sinjalizuesi thotë se gruaja fillimisht është rrahur më pas është hedhur nga vetura në trotuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat