Gjashtë të arrestuar në Podujevë për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz

Kronikë e zezë

Gjashtë të arrestuar në Podujevë për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar në Podujevë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.   

Siç njofton policia në raportin 24 orësh,  dy persona janë arrestuar të shtunën në rrugën “Zahir Pajaziti” nën dyshimin e bazuar se të njëjti kanë organizuar lojëra të fatit.

“Janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuterike, një printer dhe 69.70 euro para të gatshme. Me vendime të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa në rrugën “Nuhi Gashi” janë arrestuar dy të dyshuar pasi dyshohet se të njëjti kanë organizuar lojëra të fatit.

Në lokalin që ata operonin janë konfiskuar katër shtëpiza kompjuterike, tre printer, disa tiketa dhe 56.25 euro para te gatshme. Me vendime të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu në rrugën “19 qershori” janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin e bazuar se të njëjti kanë organizuar lojëra të fatit.

“Janë konfiskuar katër shtëpiza kompjuterike, një printer, disa tiketa dhe 165.45 euro para te gatshme. Me vendime të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat