Vetë plagoset në poligonin e gjuajtjes

Kronikë e zezë

Vetë plagoset në poligonin e gjuajtjes

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Një person është vetë plagosur me armë në poligonin e gjuajtjes në Prizren.

Viktima është dërguar në Spitalin Prizrenit dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Janë konfiskuar tri pistoleta, pesëdhjetë fishek, pesë karikator dhe 36 gëzhoja.

Inspektori komunal i ka ndërprerë punën qendrës.

Dy të dyshuar janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat