Adoleshenti i vë flakën shkollës, lë pa mësim 1400 nxënës

Kronikë e zezë

Adoleshenti i vë flakën shkollës, lë pa mësim 1400 nxënës

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Një 14-vjeçar është akuzuar pasi i ka vënë flakën një shkolle në Skoci, duke e shkatërruar atë plotësisht. Më shumë se 80 zjarrfikës po luftojnë me flakët në e shkollës së Mesme Woodmill, në Dunfermline. Në vendngjarje janë 15 zjarrfikëse, të cilat prej disa orësh janë duke luftuar me flakët.

I riu do të paraqitet në gjykatën e Sherifit Dunfermline të martën e 27 gushtit.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm Stuart Stevens tha:- ‘Ky është një incident shumë i madh dhe kompleks dhe zjarrfikësit tanë vazhdojnë të punojnë në kushte të vështira për të shuar flakët.’

Zjarri që përfshiu godinën ka lënë pa shkollë të paktën 1400 nxënës dhe autoritete thonë se po mendojnë për sistemimin e tyre, në mënyrë që procesi i mësimit të mos pengohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat