Të shtëna në lagjen “Tophane” në Prishtinë, një i plagosur

Kronikë e zezë

Të shtëna në lagjen “Tophane” në Prishtinë, një i plagosur

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 22:24
Ilustrim

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur sonte në Tophane të Prishtinës.

Të shtënat  janë dëgjuar në rrugën ‘’Lidhja e Prizrenit, një person ka mbetur i plagosur.

“Policia ka pranuar informaconet se ka pasur shkrepje te armes ne ate lokacion. Dyshohet se nje person ka marr plagë si pasoje e perdorimit te armes. Njesitet policore menjeher kane reaguar ne vendin e ngjarjes, eshte njoftuar ambulanca dhe tani jane ne proces veprime te nevojshme policore per te hetuar detajet lidhur me këte rast. Personi i lenduar qe dyshohet te ketë marr plagë ne këmbê eshte derguar per trajtim mjeksor, perderisa ne vendin e ngjarjes jane gjetur gezhoja te armes dhe policia eshte ne proces te mbledhjes se deshmive dhe informacioneve tjera relevante lidhur me shkaqet dhe rrethanat e ketij incidenti”, ka njoftuar Daut Hoxha Zedhenes i Policisë së Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat