Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 15:41
Foto

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 13:00 në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar ose viktima në njerëz.

Policia me të marrë informatën, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhur rasti.

Bazuar në të dhënat e para dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve, të cilët kanë vazhduar të shtënat edhe pasi janë futur në veturat e tyre me të cilat kanë lëvizë në rrugën e sipërshënuar.

Policia ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm, si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat