Aksidenti i rëndë në Fier, humb jetën 14-vjeçari, plagoset e ëma. Shoferi ia mbathi pas ngjarjes

Kronikë e zezë

Aksidenti i rëndë në Fier, humb jetën 14-vjeçari, plagoset e ëma. Shoferi ia mbathi pas ngjarjes

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 11:45
Ilustrim

Nje aksident i rende ka ndodhur kete mengjes ne aksin rrugor Fier-Seman, ne vendin e quajtur “Ferme e Clirimit”.

Mesohet se nje makine ka perplasur për vdekje një 14 vjeçar si dhe ka plagosur nenen e tij, e cila ndodhet ne spital.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur mjetin dhe është larguar, por me pas policia ka rene ne gjurmet e tij dhe e ka arrestuar.

NJOFTIMI I POLICISE

Sot rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Fermë-Çlirim”, shtetasi R.S, 20 vjeç, banues në Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasen M.B, 36 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve si dhe djalin e saj 14 vjeçar i cili ndërroi jetë.

Drejtuesi i mjetit R.S pas përplasjes është larguar nga vendngjarja por u kap nga shërbimet e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat